Milan po bën presion për Jasharin, Skaroni: Nuk duam të bëjmë oferta të tepërta

Futboll

Milan po bën presion për Jasharin, Skaroni: Nuk duam të bëjmë oferta të tepërta

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 14:21
Paulo Skaroni

Milani ende po e kërkon Ardon Jasharin, i cili mbetet favorit për të forcuar mesfushën e Masimiliano Alegrit pavarësisht vështirësive.

Pikërisht te kjo çështje është ndalur edhe presidenti i kuqezinjve, Paulo Skaroni.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në takimin e Lega Serie A sot, ai deklaroi shkurtimisht se:

“Ne nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat