Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja

Futboll

Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Gjatë një ndeshje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, rrufeja goditi fushën në mes të stuhisë.

Siç raporton A2CNN, ndeshja po zhvillohej midis ekipit Radnicki nga Klupci dhe Cerit nga Petkovica. Si pasojë e goditjes së rrufesë, 11 lojtarë u lënduan.

Ngjarje të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera. Të shtunën në Republikën Çeke, në qytetin Opava, rrufeja goditi gjatë një stërvitjeje futbolli për fëmijë.

Një fëmijë u shtrua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shtatë fëmijë të tjerë dhe një i rritur pësuan lëndime të lehta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat