Media maqedonase mbetet pa koment nga shqiptarët në Kumanovë

Futboll

Media maqedonase mbetet pa koment nga shqiptarët në Kumanovë

Nga: K.Goca Më: 12 gusht 2025 Në ora: 19:12
Pamje e madhështore

Bashkimi i Kumanovës po i jep hijeshi elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Media maqedonase “Sportsport” mbetet pa koment nga shqiptarët në Kumanovë.

“Pas gati 15 vitesh, Bashkimi është përsëri në elitën e futbollit maqedonas. 

Klubi që fitoi Kupën e Maqedonisë 20 vjet më parë dhe luajti edhe në Evropë, dhe sa e merituar që Kumanova është përsëri një qytet i ligës së parë, sigurisht që po mendojmë për Bashkimin ku të shtunën priti debutuesin Arsimin në një ndeshje që përfundoi pa fitues, 1:1.

Por vlen të përmendet se tribunat në stadium ishin të mbushura plot, të paktën ishin të pranishëm 3,500 spektatorë, ku ishte një kënaqësi e vërtetë futbolli.

Është bukur kur tribunat janë të mbushura plot dhe të gjithë tifozët kanë ardhur për të ndjekur futbollin, ligën e parë”, shkruan media maqedonase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat