Mediat kroate për Hajdukun: Debakël në Shqipëri! Lojtarët ikën shpejt

Futboll

Mediat kroate për Hajdukun: Debakël në Shqipëri! Lojtarët ikën shpejt

Nga: K.Goca Më: 14 gusht 2025 Në ora: 23:56
Pamje nga ndeshja

Hajduku i Splitit kokulur lëshuan stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Dinamo City, pas 120 minutave e ka mposhtur me rezultat 3:1 Hajdukun e Splitit, duke e përmbysur humbjen me 1:0 në Polud dhe kualifikohen në play-off të Conferende League.

Mediat kroate e quajnë debakël humbjen dhe eliminimin e Hajdukut nga garat evropiane.

“24 sata” shkruan: “Debakli i Hajdukut në Tiranë! I thonë lamtumirë Evropës”.

“Veçernj List” ka shkruar: “Hajduku eliminohet nga Evropa!

Të bardhët arritën në kohën shtesë me një lojtar më pak dhe u shkatërruan plotësisht në Tiranë”.

“Index” ka shkruar: “Hajduku pësoi një debakël në Shqipëri dhe u eliminua nga Evropa”.

“Tronditje në Tiranë: Udhëtimi i Hajdukut në Evropë ka mbaruar.

Kaos i përgjithshëm në stadium, ata po festojnë, por sigurisht që këta janë tifozë vendas. Dhe si i përcolli “Torcida” lojtarët e Hajdukut?

Nuk kishte përshëndetje standarde si në humbje ashtu edhe në fitore, lojtarët ikën shpejt në teshatore”, shkruan “Slobodna Dalmacija”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat