Ngjarje e rëndë/ Sulmohet futbollisti i Skënderbeut, në pranga bien dy persona

Futboll

Ngjarje e rëndë/ Sulmohet futbollisti i Skënderbeut, në pranga bien dy persona

Më: 15 gusht 2025 Në ora: 10:00
Saleh Salem

Futbollisti i Skënderbeut, Saleh Salem është dhunuar ditën e djeshme nga dy 23 vjeçarë të cilët janë arrestuar nga policia e Korçës.

Të arrestuarit kanë goditur disa herë në kokë sulmuesin egjiptian duke i shkaktuar plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Po ashtu, burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë shoqëruar dy të arrestuarit. 

Pritet komunikata zyrtare e policisë së shtetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat