Sulmuesi i talentuar bëhet lojtari më i ri i Partizanit

Futboll

Sulmuesi i talentuar bëhet lojtari më i ri i Partizanit

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 11:36
Nebi Qokthi

Partizani ka përforcuar repartin ofensiv me afrimin e një prej lojtarëve të akademisë së klubit.

Bëhet fjalë për Nebi Qokthin i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me “Demat e Kuq”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Në një ditë të veçantë i cili sot mbush 19, Qokthi është prezantuar në ekipin e parë të Partizanit, ku do të mbajë dhe numrin 77 në fanellë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat