Skënderbeu është një prej ekipeve që nuk ia doli të mbijetojë në Superiore

Futboll

Skënderbeu është një prej ekipeve që nuk ia doli të mbijetojë në Superiore

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 15:12
Skënderbeu

Skënderbeu është një prej ekipeve që nuk ia doli të mbijetojë në Superiore dhe rrjedhimisht në sezonin e ri do të rinisë gjithçka nga Kategoria e Parë. korçarët do të synojnë rikthimin sa më të shpejtë në elitë, aty ku prej shumë vitesh ka shkruar emrin e tij me germa të arta.

Por kur jemi vetëm 3 ditë nga starti i kampionatit, korçarët kanë bërë njoftimin e rëndësishëm për tifozët. klubi ka vendosur që për lehtësinë e tifozëve të ketë abone sezonale, të cilët mund t’i blejnë duke filluar që nga dita e sotme.

Kjo do t’u lehtësojë mbështetësve të ekipit më shumë lehtësira për të hyrë në stadium dhe për të ndjekur ekipin.

Një veprim që në Superiore për këtë sezon e kanë bërë edhe Vllaznia dhe Elbasani, me korçarët që “imitojnë” ekipet e Superiores.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat