Liridon Latifi shënon nga 30 metra, Shkëndija gjunjëzon skuadrën bullgare

Futboll

Liridon Latifi shënon nga 30 metra, Shkëndija gjunjëzon skuadrën bullgare

Nga: K.G. Më: 21 gusht 2025 Në ora: 21:56
Liridon Latifi

Shkëndija e Tetovës me lojë të mirë e ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 skuadrën bullgare, Ludogoretsin.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Tudor Proevski” në Shkup.

Ishte ndeshja e parë e fazës së play-off-it të Europa League.

Image

Pamje nga ndeshja

Ndeshja e fortë deri në frymën e fundit.

Në minutën e 36-të Liridon Latifi nga gjuajtja e lirë rreth 30 metra shënoi në këndin e epërm të majtë të portës. 

Eurogol që rrallë herë shihet në stadiumet evropiane.

Për Shkëndijen shënuan Liridon Latifi (36’) e Besart Ibraimi (60”).

Latifi ka asistuar në golin e Ibraimit.

Për mysafirët realizoi Duarte në minutën e 17-të.

Shkëndija ka epërsi minimale për sfidën e kthimit dhe me një barazim eventual në Bullgari do të shkojë në fazën e grupeve të Europa League.
    
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat