Talenti shqiptar Leon Avdullahu ka marrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare për ndeshjet e shtatorit, duke shkaktuar “zhurmë”.
Në “luftë” për të siguruar shërbimet e mesfushorit janë edhe dy kombëtare të tjera, Kosova dhe Zvicra.
Deri tani, Avdullahu është aktivizuar më U-21 e Zvicrës, por nuk e ka bërë hapin final për të marr ftesën te “helvetët”. Edhe “Dardanët” janë shumë të interesuar për të marrë në gjirin e tyre Leon Avdullahu.

Lojtari në fjalë aktualisht luan me Hoffenheim në Bundesligë, ku u aktivizua për 90’ ndaj Bayer Leverkusen, teksa zhvilloi paraqitje pozitive.
Aftësitë e tij vlerësohen shumë, ndërsa sipas “Transfermarkt” kushton 10 milionë euro.
Duke iu referuar gazetarit sportiv Arlind Sadiku del se ai nuk është ftuar nga Shqipëria.
“Shqipëria nuk e ka ftuar Leon Avdullahun dhe ky dokument që po qarkullon në rrjete sociale është i falsifikuar.
Leon Avdullahu nuk ka pasaportë shqiptare.
Kështu më thotë një zyrtar i lartë i Federatës Shqiptare”, ka shkruar Sadiku.