Para sfidës me Kosovën dhe Slloveninë, media zvicerane: Lajm i keq për ekipin kombëtar

Futboll

Para sfidës me Kosovën dhe Slloveninë, media zvicerane: Lajm i keq për ekipin kombëtar

Nga: K. G. Më: 28 gusht 2025 Në ora: 16:47
Ardon Jashari

Media zvicerane “Blick” ka shkruar se është një lajm i keq për kombëtaren e Zvicrës lëndimi i futbollistit Ardon Jashari. 

“Ardon Jashari ka pësuar lëndim serioz gjatë seancës stërvitore të Milanit. Kjo ndodhi të enjten në mëngjes në një përplasje me shokun e skuadrës Santiago Gimenez.

Sipas "Gazzetta dello Sport", është një frakturë e fibulës së djathtë, e cila do të rezultonte në një mungesë prej të paktën dy muajsh.

Prandaj, mesfushori i ftuar për ndeshjet e ekipit kombëtar zviceran kundër Kosovës (5 shtator) dhe Sllovenisë (8 shtator) nuk do të jetë në dispozicion”, shkruan mes të tjera media zvicerane.

Sipas “Blick”, Milani tashmë e ka informuar Federatën Zvicerane të Futbollit se 23-vjeçari ka pësuar dëmtim në stërvitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat