FC Prishtina: Rin Ahmeti ftohet në kombëtaren e Kosovës U19

Futboll

FC Prishtina: Rin Ahmeti ftohet në kombëtaren e Kosovës U19

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 20:44
Rin Ahmeti

Futbollisti i Prishtinës, Rin Ahmeti, është ftuar nga kombëtarja e Kosovës U19 për të marrë pjesë në një turne miqësor ndërkombëtar që do të zhvillohet në Tiranë nga 4 deri më 8 shtator 2025.

“Në këtë turne do të marrin pjesë edhe kombëtaret e Shqipërisë dhe Moldavisë.

Dardanët U19 do të kenë mundësinë të përballen me skuadrat e rajonit dhe të fitojnë përvojë të vlefshme ndërkombëtare.

Ftesa e Ahmetit vjen si një njohje për formën e tij të mirë dhe potencialin e tij si një prej talentëve të rinj të futbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat