Shqipëria mezi fiton
Shqipëria ka shënuar fitore me vuajtje me rezultat 1:0 ndaj Gjibraltarit, në ndeshjen miqësore që u luajt në tokën e Gjibraltarit.
Megjithatë, ishte miqësore e mirëseardhur për selektorin e Shqipërisë në prag të sfidës kualifikuese me Letoninë.
Në minutën e 44-të, futbollisti Medon Berisha nga rreth 20 metra dërgoj goditje të fortë por traversa e shpëtoi portën e Gjibraltarit.
Në pjesën e dytë Shqipëria ka realizuar.
Në minutën e 67-të Jolley preku topin me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti për kuqezinjtë.
Futbollisti Jasir Asani i pagabueshëm nga penalltia, ani pse portieri rival e lexoi goditjen e tij por nuk e ndali në këndin e poshtëm të majtë, 0:1 në minutën e 69-të.
Shqipëria të martën (20.45) do të luajë me Letoninë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Gjibraltari – Shqipëria 0:1
Shënues: Asani (69' - nga penalltia).
Kartona të verdhë: Kaçurri , Çokaj, Asani - Jolley.
GJIBRALTARI: Banda, Xhollej, Torrija (Perera 46'), Lopes (Olivero 46'), MekKlaferti, Skanlon, Valarino (Mauro 76'), Pozo (El Hmidi 80'), Riçards, De Barr (Borge 46'), Del Rio (Gomez 67')
Trajner: Skot Uajsmen
SHQIPËRIA: Dajsinani (Simoni 61'), Aliji, Kumbulla, Kaçurri, Hysaj (Balliu 46'), Berisha, Pajaziti, Bajrami (Çokaj 71'), Asani, Broja (Hoxha 46'), Daku (Shpendi 46').
Trajner: Silvinjo.