Trajnerët e ekipeve kombëtare zgjedhin formacionin e trajnerin më të mirë të javës

Futboll

Trajnerët e ekipeve kombëtare zgjedhin formacionin e trajnerin më të mirë të javës

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 14:55
Formacioni

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së tretë në kampionatin e Kategorisë së Parë.

Teknikët kuqezi kanë vendosur për skemën 4-2-3-1 dhe formacioni më i mirë i javës është si më poshtë:

Në portë është portieri i Korabit, Jurgen Mehidri.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Koffi Ayivi (Apolonia), Silans Mensah (Burreli), Miklovan Pere (Pogradeci), Odirah Ntephe (Lushnja).

Në vijën para mbrojtjes rreshtohen dy futbollistët Samuel Mosses (Kastrioti) dhe Plarent Fejzaj (Kukësi), ndërsa në mbështetje të vijës sulmuese rreshtohen lojtarët Saleh Nasr (Skënderbeu), Imoh Ezekiel (Pogradeci), Mario Mërkuri (Luftëtari).

Në majën e sulmit qëndron sulmuesi i Apolonisë, Mmesoma Umejego .

Trajneri më i mirë është përzgjedhur tekniku i Apolonisë, Marko Jovanoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat