Tudor pritet t'i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Futboll

Tudor pritet t'i besojë një fanellë titullari ndaj Veronës

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 12:27
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova pritet të luajë si titullarë në ndeshjen e së shtunës, aty kur Juventus do të sfidojë Veronën në Benttegodi.

I hedhur në fushë në mënyrë surprizuese në ndeshjen Juventus-Borussia Dortmund, sulmuesi dardan shkëlqeu me një asist për golin e barazimit dhe një pasim për golin e Kelly-t, duke fituar zemrat e tifozëve bardhezi.

Pas një periudhe të vështirë për shkak të pubalgjisë, ai ka bërë përparime të papritura në formën fizike, që i mundësuan thirrjen nga Igor Tudor.

Ndaj në këtë mënyrë, tekniku kroat pritet ti rezervojë Zhegrovës më shumë minuta ndaj Veronës e përse jo një fanellë titullari, e cila do të ishte për herë të parë për të në këtë aventurë të tij të re në Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat