Borussia Dortmund po përgatitet të kërkojë 100 milionë euro për sulmuesin

Futboll

Borussia Dortmund po përgatitet të kërkojë 100 milionë euro për sulmuesin

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 17:25
Serhou Guirassy

Borussia Dortmund po përgatitet të kërkojë 100 milionë euro për sulmuesin Serhou Guirassy, sipas “Bild”.

Sulmuesi 29-vjeçar është në një formë të shkëlqyer dhe ka tërhequr interes serioz nga Barcelona, e cila po e konsideron si një opsion për të forcuar repartin sulmues.

Megjithatë, sipas “Sky”, kontrata e Guirassy përmban një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro, e cila është e vlefshme për disa klube specifike, përfshirë edhe Barcelonën.

Kjo klauzolë mund t’u japë gjigantëve spanjollë mundësinë ta sigurojnë lojtarin me një çmim dukshëm më të ulët se shifra e kërkuar nga Dortmundi.

Sulmuesi afrikan në 11 ndeshje këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar një asistim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat