Lojtari shqiptar, rrezikon të humbasë ndeshjen vendimtare me Serbinë

Futboll

Lojtari shqiptar, rrezikon të humbasë ndeshjen vendimtare me Serbinë

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 11:56
Ardian Ismajli 

Ardian Ismajli u dëmtua gjatë ndeshjes ku Torino humbi në transfertën e Parmës. 

Dje vonë pasdite, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare iu nënshtrua testeve për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit.

Rezultatet do të bëhen të ditura vetëm në orët e ardhshme, por është e qartë se Marko Baroni është aktualisht i shqetësuar.

Frika është se një dëmtim mund ta detyrojë Ismajlin të pushojë për një kohë të gjatë (të paktën një muaj ose më shumë).

Nëse kjo gjë konfirmohet atëherë, ai do të humbasë dhe ndeshjen vendimtare për Shqipërinë kundër Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat