Kylian Mbappe shpallet lojtari i muajit shtator në La Liga

Futboll

Kylian Mbappe shpallet lojtari i muajit shtator në La Liga

Më: 3 tetor 2025 Në ora: 22:54
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe shpallet lojtari i muajit shtator në La Liga!

Kylian Mbappe ka fituar çmimin e lojtarit të muajit shtator në La Liga.

Sulmuesi francez pati paraqitje fantastike me Real Madridin, duke shënuar 6 gola dhe bëri një asistim në katër ndeshje.

Mbappe shënoi nga një gol në ndeshjet ndaj real Sociedad, Espanyolit e Atletiko Madridit dhe dy gola në ndeshjen ndaj Levantes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat