Skuadra shqiptare mezi fiton, merr kreun e tabelës nw Kampionatin e Malit të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare mezi fiton, merr kreun e tabelës nw Kampionatin e Malit të Zi

Nga: K.Goca Më: 5 tetor 2025 Në ora: 20:15
Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, mezi ka fituar në kuadër të javës së 11-të të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Deçiqi e mposhti me rezultat 1:0 Jedinstvo Franca-n.

Në një atmosferë të mirë në stadiumin “Besa” në Tuz, një fitore e mundimshme e skuadrës shqiptare. 

Në minutën e 90+3, Balsha Radusinoviq asistoi deri te Halil Kajosha, ky i fundi e mposhti portierin Rijad Xhafiq.

Dy minuta më vonë, lojtari i Jedinstvos, Milosh Nikoliq, ndëshkohet me karton të kuq, gjë që çoi në tensione në fushë.

Deçiqi kryeson me 20 pikë e Jedinstvo është në vend të nëntë me 13 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat