120-150 milionë euro për Raphinha-n nga gjiganti i Europës

Futboll

120-150 milionë euro për Raphinha-n nga gjiganti i Europës

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 20:01
Raphinha

Man. United nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon dhe një nga problemet kryesore te “Djajtë” është sulmi.

Për këtë arsye, Man. United është gati të bëjë një përforcim të madh në sulm.

Mediet angleze raportojnë se objektivi i madh i “Djajve” për vitin 2026 është transferimi i Raphinha-s, braziliani është aktualisht një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Për të bindur Barcelonën, Man. United është gati të ofrojë 120-150 milionë euro.

Për Raphinha-n do të ishte një rikthim i bujshëm në Premier League, pasi braziliani më parë ka qenë pjesë e Leeds para se të transferohej te Barcelona për 55 milionë euro në vitin 2022.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat