Federata Shqiptare dhe ajo e Serbisë refuzojnë gazetarin nga Kosova!

Futboll

Federata Shqiptare dhe ajo e Serbisë refuzojnë gazetarin nga Kosova!

Nga: K.G. Më: 8 tetor 2025 Në ora: 11:54
Arsim Maxhera,

Nuk ka akreditime për gazetarët e sportit të Kosovës!

Refuzohen! 

Edhe Federata e Futbollit Shqiptar edhe Federata e Futbollit e Serbisë nuk e akreditojnë gazetarin e sportit, Arsim Maxhera, për ndeshjen Serbi – Shqipëri që luhet të shtunën në Leskovc.

Shtetasi i Kosovë është sikur ther në sy për Beogradin! 

Kuzhina e Beogradit nuk lejon gazetarët e sportit të Kosovës që të janë të pranishëm në Leskovc.

Maxhera ka reaguar në profilin e tij në facebook: “Brenda afateve, në mënyrën profesionale dhe sipas standardeve të kërkuara, kemi paraqitur kërkesë për akreditim për ndeshjen Serbi – Shqipëri, që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Duboçica” në Leskovc. 

Fillimisht përgjigjja negative erdhi nga FSHF-ja e më pas edhe nga Federata e Futbollit e Serbisë.
Natyrisht, kërkesa është bërë duke u cekur shteti (Kosova), por është refuzuar me arsyetime jobindëse. 

Mbulimi profesional, nga vendi i ngjarjes, i ndeshjes vendimtare dhe me rrezikshmëri të lartë do të ishte në interes të lexuesve tanë, por FSHF-ja dhe Federata e Futbollit e Serbisë kanë vendosur ndryshe!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat