Pa fitues
Kombëtarja e Kosovës ndahet baras (0:0) me Slloveninë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Emocione në Prishtinë, Kosova nuk e mori më të mirën, nuk arriti fitore në përballjen me sllovenët!
Kosova pa kapiteni Amir Rrahmanin e lënduar, ndërsa Milot Rashica e Edon Zhegrova qëndruan në bankë, të cilët u aktivizua në minutën e 78-të përkatësisht 89-tën, nuk arritën më shumë se një pikë ndaj sllovenëve.
Kosova - Sllovenia 0:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Gjyqtar: M. Guida (Italia).
Shikues: 13.000.
Kartona të verdhë: Aliti - Seslar, Elshnik.
Kosova: Muriç ; Vojvoda, Aliti, I. Krasniqi, Hajdari, Gallapeni (Sadriu 88'); Avdullahu, Rexhbeçaj (V. Berisha 51'), Muslija (Zhegrova 89'); Al. Rrahmani (Rashica) dhe Muriqi (Asllani (78')
Sllovenia: Oblak; Brekalo, Bijol, Drkushiq, Karnicnik; Seslar (Horvat 72'), Cerin, Elsnik, Stojanoviq (Janza 72'); Gradisar (Vipotnik 63') dhe Sheshko.
Atmosfera ishte brilante në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke iu dhënë zemër djelmoshave tanë, por sonte nuk arritën të gjejnë golin pas shkëlqimit që patën në fitoren me 2:0 ndaj Suedisë.
Nga ana tjetër, Benjamin Sheshko ka qenë shumë i rrezikshëm, por fat të kombëtares tonë portieri Aro Muriç dhe futbollisti Albian hajdari kryen shumë punë.
Në minutën e 5-të, Vedat Muriqi ka qenë i pafat, goditja nga afërsia shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës së djathtë.
Në minutën e 12-të Sheshko rrezikon portën e Muriç, por goditja e tij me kokë shkoi përskaj shtyllës së djathtë pingule.
Zvicra kryeson në Grupin B me 9 pikë apo me tre fitore rresht, pasojnë Kosova me 4, Sllovenia 2 dhe Suedia me 1 pikë.
Të hënën ardhshme Kosova do të luajnë në konak të Suedisë e Sllovenia ndeshet me Zvicrën.