Shqipëria e ka tronditur Serbinë! Jo vetëm trajneri, shkojnë edhe pa 5 futbollistë

Futboll

Shqipëria e ka tronditur Serbinë! Jo vetëm trajneri, shkojnë edhe pa 5 futbollistë

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 18:25
Pamje nga ndeshja

Shqipëria mund të sigurojë përfundimisht vendin e dytë pas vetëm pak ditësh.

Pas fitores së madhe kundër Serbisë në Leskovac, te Serbia janë tronditur shumë.

Trajneri që ata e quanin “Piksi” është larguar dhe ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes së mbrëmshme.

Ndeshja e radhës për Serbinë është kundër Andorrës në transfertë.

Nëse Andorra do të mbante Serbinë, atëherë Shqipëria do të ishte zyrtarisht në vendin e dytë.

Shanset janë pasi Serbia jo vetëm që do të shkojë pa trajnerin kryesor, por njëkohësisht do të shkojë edhe pa 5 futbollistë.

Nikola Milenkoviq, Luka Joviq, Predrag Rajkoviq, Andrija Zhivkoviq dhe Dragan Rosiq nuk do të udhëtojnë me ekipin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat