Foda: Do luajmë lojë defansive, ashtu patëm sukses në ndeshjen në “Fadil Vokrri”

Futboll

Foda: Do luajmë lojë defansive, ashtu patëm sukses në ndeshjen në “Fadil Vokrri”

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 19:40
Franco Foda

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Suedisë, e vlefhsme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Foda tha se skuadra e tij është e gatshme dhe pritet të bëjë lojë si muajin e kaluar në “Fadil Vokrri”, pra defansive.

“Suedia nuk është vetëm skuadër e fortë me kundërsulme, por edhe që e mban topin. Ne duhet të luajmë shumë ngushtë dhe defansive.

Kështu kemi luajtur edhe në ndeshjen e kaluar, kështu duhet të jetë fokuesi edhe për nesër. Duhet të bëjmë shumë presion.

“Ky është një grup i fortë dhe të gjitha kanë gjasa dhe luftojnë për vendin e dytë ose për t’u kualifikuar nga vendi i parë. Kemi edhe mungesa tjera për nesër, Elvis Rexhbecaj dhe Fidan Aliti. Por kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë ata”, u shpreh Franco Foda

Kujtojmë që nesër Kosova luan si mysafire ndaj Suedisë, nga ora 20:45..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat