Gallapeni mund të ketë më shumë minuta, Widzew Lodzi merr një trajner kroat

Futboll

Gallapeni mund të ketë më shumë minuta, Widzew Lodzi merr një trajner kroat

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 14:48
Gallapeni e Joviceviq

Skuadra e Widzew Lodzit është bërë me trajner të ri, pasi e largoi polakun, Patryk Czubak.

Czubak qëndroi në stolin e klubit nga Polonia vetëm nëntë ndeshje.

Ku arriti tri fitore, një barazim dhe pesë humbje.

Vendin e tij e ka zënë trajneri i njohur kroat, Igor Joviceviq.

Jovicevic ishte te shumë skuadra, duke përfshi këtu edhe Dinamon e Zagrebit.

Kujtojmë që në këtë skuadër polake luajnë disa shqiptarë: Dion Gallapeni, Juljan Shehu, Andri Zeqiri dhe Lindon Selahi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat