Lider te Shqipëria

Futboll

Lider te Shqipëria

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 11:00
Kombëtarja shqiptare

Skuadra e Lecce-s i është larguar përkohësisht zonës së “ftohtë” në Serie A, pas barazimit me Sassuolon ditën e sotme. Lojtari më i pikasur në fushë nga të dyja kampet ishte Ylber Ramadani.

Mesfushori i Kombëtares u zgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”.

Pavarësisht, fitores së këtij çmimi prestigjoz në një nga ligat më të mira në botë, Ramadani ka pasur rezerva për interpretimin e lojës nga të tijtë:

“Padyshim mendoj se është ndeshja më e mirë që kemi bërë. Me topin, pa topin, presing… më vjen keq pasi desha tre pikët sot dhe jam nervoz pikërisht për këtë.

Një pikë e rëndësishme? Po, dua të falënderoj publikun që na ka mbështetur. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu, do të bëjmë një kampionat të madh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat