La Liga “dorëzohet” përballë Realit

Futboll

La Liga “dorëzohet” përballë Realit

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 11:38
Stadiumi

La Liga “dorëzohet” përballë Realit!

Data e 20 dhjetorit pritej të ishte një takim me historinë për kampionatin spanjoll, por nuk do të jetë kështu.

Mbrëmjen e kaluar La Liga bëri publik vendimin vetëm pak orë pasi Real-i i Madridit kishte dërguar një letër të dytë pranë Këshillit të Sporteve Spanjoll ku dënonte me forcë këtë transfertë.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar “La Liga” ka bërë me dije se “Relevent”, kompania që organizon këtë ndeshje, e cila është edhe një partnere e fortë e kampionatit spanjoll në tregun e Amerikës Veriore, ka vendosur të tërhiqet nga ky organizimin për “shak të pasigurive të shumta të krijuara në Spanjë në javët e fundit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat