Granit Xhaka la pa koment Ramiz Lladrovcin, kështu veproi në stadium 

Futboll

Granit Xhaka la pa koment Ramiz Lladrovcin, kështu veproi në stadium 

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2025 Në ora: 19:19
Granit Xhaka e Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mbetet pa koment me veprimin e kapitenit të Sunderlandit, yllit shqiptar Granit Xhaka.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, vrapoi drejt tribunës dhe e përqafon Lladrovcin.

Ramiz Lladrovci pranon fanellën e Granit Xhakës, me numrin 34.

Image

Ramiz Lladrovci

“Granit, faleminderit, je legjendë. Ky vrap yti, përqafimi dhe dhurata, më bëjnë krenar me edukatën tënde.

Faleminderit familje Xhaka, faleminderit Ragip, Taulant, respekt Granit.

Je i paarritshëm kampion!”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat