Me kampionin nuk ka lojë, Interi mposhtet në “Diego Armando Maradona”

Futboll

Me kampionin nuk ka lojë, Interi mposhtet në “Diego Armando Maradona”

Nga: K.G. Më: 25 tetor 2025 Në ora: 19:57
Pamje nga ndeshja

Kampioni është kampion, duke arritur tre pikë të mëdha të cilat e ngritin në kreun e tabelës në Serie A.

Napoli i ka shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Interit, në derbin e madh të Italisë. 

Futbollistët e Napolit treguan angazhim e lojë deri në pikën e fundit. 

Fitore e pastër si loti ndaj zikaltërve.

Në pjesën e parë u shënuan një gol, dhe pati mjaft polemika për penalltinë e Napolit, por gjyqtari nuk e  ndryshoi vendimin.

Për Napolin shënuan De Bruyne (33' – nga penalltia), McTominay (54') e Anguissa *66') dhe për Interin Calhanoglu (59'-nga penalltia).

Humbje që e bën me dhimbje koke trajnerin e Interit, Chivu, ndërsa Conte i Napolit tregoi edhe një herë se është specialit për t’i fituar derbit.

Napoli kryeson me 18 pikë, ndërsa Interi është në pozitën e 4-të me 15 pikë pas javës së tetë në Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat