Sassuolo fiton ndaj Cagliarit, portieri i Kosovës nuk merr notë të lart

Futboll

Sassuolo fiton ndaj Cagliarit, portieri i Kosovës nuk merr notë të lart

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 21:55
Aro Muriç

Sassuolo e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Ata triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Cagliarit, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit italian.

Portieri i Kosovës, Aro Muriç ishte në portë për Sassuolon, duke marrë notë 6.3.

Me këtë fitore, Sassuolo shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e 10-të.

Në anën tjetër, Cagliari mbetet me nëntë pikë në vendin e 14-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat