Medon Berisha i shënon Fiorentinës! Dridhet stoli i Piolit

Futboll

Medon Berisha i shënon Fiorentinës! Dridhet stoli i Piolit

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 15:39
Pamje nga ndeshja

Medon Berisha ka sëhnuar golin e dytë personal në Seria A. Mesfushori i Kombëtares zhbllokoi sfidën në transfertën e Fiorentinës, ndërsa Leçe është në avantazh nga minuta e 23-të.

22-vjeçari ishte në vendin e duhur pas krosimit të Tete Morente dhe nuk mund të gabonte.

Nga minuta e parë për Leçen e ka nisur edhe Ylber Ramadani.

Stoli i Stefano Pioli dridhet pas këtij momenti.

Fiorentina po vuan, ndërsa ndeshja është e vlefshme për javën e 10-të të Seria A. Deri tani ka vetëm 4 pikë të grumbulluara dhe mban vendin e parafundit në renditje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat