Sulmuesi i Kombëtares futet nga stoli dhe gjen golin, sfidë e çmendur në Superligën turke

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares futet nga stoli dhe gjen golin, sfidë e çmendur në Superligën turke

Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 17:08
Pamje

Sfida mes Kajserispor dhe Kasimpasës në Superligën turke po rezulton një spektakël i vërtetë.

Indrit Tuci u fut nga stoli në minutën e 77-të, për të rikthyer skuadrën e Kajserispor në avantazhin 3:2.

Mendohej se Kajserispor do të shkonte te fitorja, pasi në pjesën e parë e pa veten dy herë në avantazh. Barazimi nga Kasimpasa në transfertë erdhi në minutën e 67-të.

Më pas trajneri i vendësve vendosi për të bërë ndryshime.

Kështu në fushë u hodh Tuci, i cili përfitoi më pas nga një krosim në zonë për të gjetur golin me kokë.

Tuci është i huazuar nga Sparta e Pragës. Te klubi turk e ka golin e tretë për këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat