Vedat Muriqi me Mallorca-n pësojnë humbje të thellë në Sevilla

Futboll

Vedat Muriqi me Mallorca-n pësojnë humbje të thellë në Sevilla

Nga: K.Goca Më: 2 nëntor 2025 Në ora: 23:41
Pamje nga ndeshja

Betisi ka dëshmuar lojë jashtëzakonisht të mirë duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0 Mallorca-n, në takimin e javës së 11-të të Kampionatit të Spanjë në futboll. 

Ekipi nga Sevilla e kreu punën për 45 minutat e parë.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit si zakonisht nga minuta e parë për Mallorca-n, por nuk iu shkoi ndoresh ndaj Betisit. 

Muriqi u zëvendësua në minutën e 79-të.

Antony (10' e 34') dhe Ezzalzouli (37') – shënojnë për Betisin.

Betis zë vendin e pestë me 19 pikë e ka 10 më shumë se Mallorca që renditet në të 17-tin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat