Ja sa qindra mijëra euro Drita arkëton nga tri ndeshje në Evropë

Futboll

Ja sa qindra mijëra euro Drita arkëton nga tri ndeshje në Evropë

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 23:28
Drita e Gjilanit

Drita e Gjilanit, kampion i Kosovës, sonte ka shënuar fitore historike, me rezultat 1:0 në Dublin ndaj Shelbournes.

Drita ka ecuri fantastike në garat e Conference League në futboll.

Tri ndeshje, një fitore e dy barazime, Drita ngritet në vend të 13-të me 5 pikë të mbledhura, një sukses i madh.

Me fitoren e sotme Drita ka arkëtuar 400 mijë euro, duke llogaritur edhe dy barazime, secila nga 133 mijë euro, ka arkëtuar 666 mijë euro gjithsejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat