Fiorentina vazhdon pa fitore në Serie edhe pas javës së 11-të

Futboll

Fiorentina vazhdon pa fitore në Serie edhe pas javës së 11-të

Nga: K.G. Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 16:52
Pamje nga ndeshja

Fiorentina po kalon krizën më të madhe në histori të Serie A.

Skuadra nga Firenca nuk di për fitore për 11 javë.

Megjithatë morën një pikë në Genoa, duke luajtur baras (2:2).

Për Genoa-n shënuan Ostigard (15') e Colombo (60') dhe për udhëtuesit realizuan Gudmundsson (20' - nga penalltia e Piccoli (57').

Futbollisti Colombo i Genoa-s shpërdoroi rastin më të mirë në minutën e 50-të, duke dështuar nga penalltia.

Genoa zë vendin e 18-të me 7 pikë e Fiorentina është në fund me 5 pikë.

Fiorentina ka 5 barazime e 6 humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat