Serbët e shpallen lojtarët të ndeshjes, Andorra merr vendimin për mbrojtësin ndaj shqiptarëve

Futboll

Serbët e shpallen lojtarët të ndeshjes, Andorra merr vendimin për mbrojtësin ndaj shqiptarëve

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 23:05
Pamje nga ndeshja

Shqipëria do të përballet nesër me Andorrën në një sfidë të cilën vendasit do ta luajnë me ndryshime në krahasim me duelin e fundit, atë kundër Serbisë në muajin tetor. 

Dhe ndryshimi më i madh është mungesa e atij që u cilësua si “lojtari i ndeshjes” nga vetë mediat serbe.

Mes 6 emrave që janë lënë jashtë listës nga trajneri Koldo Alvarez në krahasim me ndeshjen ndaj Serbisë, bie në sy se mungon edhe mbrojtësi Kristian Garsia, protagonist absolut i takimit të një muaji më parë.

Shqipëria kërkon tre pikë dhe në rast të humbjes së Serbisë, siguron matematikisht vendin e dytë në Grupin K në kualifikimet për Kampionatin Botërot..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat