Sulmuesi kryesor i nënshtrohet operacionit, Vora zbulon gjendjen e futbollistit

Futboll

Sulmuesi kryesor i nënshtrohet operacionit, Vora zbulon gjendjen e futbollistit

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 17:55
Bernard Karrica

Vora ka bërë një njoftim në rrjetet sociale, ku tregon se Bernard Karrica i është nënshtruar një operacioni. Fatmirësisht sulmuesi ka kaluar me sukses këtë ndërhyrje.

Klubi i uron shërim të shpejtë sulmuesit, ndërsa mezi presin të rikthehet në ekip.

“Sulmuesi ynë Bernard Karrica i është nënshtruar me sukses operacionin në muskujt hamstring dhe pritet të mungojë rreth 5 muaj.

Një falënderim i veçantë për Dr. Lasse Lempainen dhe gjithë stafin e Pihlajalinna Hospital Turku – Finlandë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e jashtëzakonshëm gjatë gjithë procesit!

Klubi dhe bashkëlojtarët janë të lumtur që gjithçka ka shkuar mirë dhe i urojnë shërim të shpejtë Bernardit, të cilin mezi presim ta shohim sërish në fushë edhe më të fortë!”, shkruan Vora.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat