Sadikaj asiston në fitoren e Zvicrës U-17, kualifikohet në të tetën e finales së Kampionatit Botëror 

Futboll

Sadikaj asiston në fitoren e Zvicrës U-17, kualifikohet në të tetën e finales së Kampionatit Botëror 

Nga: K.G. Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 15:59
Erblin Sadikaj

Zvicra U-17 me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 3:1 Egjiptin U-17, në ndeshjen e luajtur në Doha të Katarit.

Zvicra është kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Futbollistët shqiptarë, Adrien Llukes e Erblin Sadikaj, u paraqitën nga minuta e parë në fitoren e thellë të Zvicrës.

Sadikaj asistoi në golin e tretë në minutën e 58-të.

Golat për zviceranët i realizuan Scherrer (16'), Bruchez (39'), Stiel (58') dhe për Egjiptin Roshdy (90+1’).,
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat