Suhejl Muharemi: Derbi Shkupi – Shkëndija nuk është vetëm një ndeshje

Futboll

Suhejl Muharemi: Derbi Shkupi – Shkëndija nuk është vetëm një ndeshje

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 23:10
Suhejl Muharemi

Nesër luhet dueli i mbetur ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës për xhiron e 12-të në elitë. 

Ndeshja do të zhvillohet në Strugë, teksa para këtij dueli nga tabori i bardhebluve ka folur kapiteni Suhejl Muharemi. 

“Kemi punuar fort për këtë përballje. Derbi Shkupi–Shkëndija nuk është vetëm një ndeshje e madhe për klubet, është duel vllazëror,  një duel me shumë emocion e respekt mes nesh.

 Prania e ‘Shvercerave’ na jep forcë shtesë, ata gjithmonë kanë qenë shpirt i ekipit dhe kurrë nuk na kanë munguar. Do të hyjmë në fushë me zemër, disiplinë dhe përkushtim, duke luftuar deri në sekondën e fundit”, ka thënë Muharemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat