Kosova finalizon listën për ndeshjen ndaj Sllovenisë! Katër futbollistë mbeten jashtë

Futboll

Kosova finalizon listën për ndeshjen ndaj Sllovenisë! Katër futbollistë mbeten jashtë

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 13:58
Kosova

Kosova ka dorëzuar listën përfundimtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë, dhe trajneri ka vendosur të lërë jashtë katër lojtarë.

Nga lista e publikuar në UEFA, jashtë formacionit për takimin e sotëm kanë mbetur: Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Baton Zabërgja.

Përzgjedhësi ka zgjedhur të mbajë vetëm lojtarët të cilët janë në formën më të mirë aktuale dhe që i përshtaten planit taktik për sfidën ndaj një kundërshtari të fortë si Sllovenia.

Ndeshja pritet të jetë një test i rëndësishëm për Kosovën, e cila synon të marrë rezultat pozitiv si mysafir në Stožice Stadium.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa Dardanët kërkojnë të tregojnë forcën dhe karakterin në njërën nga sfidat më të rëndësishme të kësaj faze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat