Kosova e la me gishta në gojë Slloveninë
Kombëtarja e Kosovës në histori, siguron play-off-in që të luftojnë për një vend në Kampionatin Botëror në futboll.
Trimat tanë ashtu siç iu ka hije, shpartalluan Slloveninë në Lubjanë, duke e mposhtur me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Kosova e la me gishta në gojë Slloveninë.
Kosova siguron play-off-in, ndërsa sllovenët i humbin të gjitha shpresat duke ngelur në vend të tretë me 3 pikë.
Zvicra kryeson grupin me 13 pikë, pasojnë Kosova me 10, Sllovenia 3, Suedia ka 1 një pikë.
Xhiro e fundit luhet të martën, Kosova e pret Zvicrën dhe Suedia Slloveninë.
Sllovenia - Kosova 0:2
Stadiumi “Stozhice” në Lubjanë.
Shikues: 16.000.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Shwnues: Asllani (6'), .
Kartona të verdhë: Stojanoviq, Sturm - Dellova.
Kartona të kuq: Stojanoviq (pas dy të verdhëve)
Sllovenia: Oblak, Karnicnik, Brekalo, Bijol, Drkushiq, Janza Stojanoviq 46'), Stankoviq (Petroviq 46'), Horvat (Verbiq 82'),. Elsnik, Vipotnik (Sturm 76') dhe S[porar (Gradisar 66').
Kosova: Shaipi, Hajdari, Am. Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvoda (E. Krasniqi 76'), Avdullahu, Reçhbecaj (V. Hoxha 65'), Muslija (Jashari 89'), Asllani (Al. Rrahmani 76') dhe Muriqi (Rashica 89').
Në minutën e 6-të, Fisnik Asllani heshti stadiumin “Stozhice” në Lubjanë.
Asllani mashtroi dy mbrojtës të Sllovenisë, nga një pozitë e vështirë e anash, nga 11-12 metra, me goditje të fortë e përtokë mposhti portierin Oblak, 0:1.
Topi futet në këndin e djathtë, heshtje te sllovenët, festë të Dardanët.
Në minutën e 16-të, Asllani me kokë gati befasojë portierin Obllak, ky i fundit mezi e dëboi në korne.
Horvat në minutën e 29-të nga 16 metra goditi furishëm dhe në këndin e poshtëm të djathtë, portieri Amir Shaipi me vetëmohim e dëboi në korne.
Në minutën e 54-të, Stojanoviq përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, pasi që goditi me bërryl Gallapenin.
Në minutën e 62-të, Florent Muslija i vetmuar dhe kur pritej gol portieri Obllak shpëtoi portën, duke dëbuar topin në korne.
Gjithçka merr fund për sllovenët në minutënm e 64-të.
Mbrojtësi slloven Karnincik shënoi autogol nga 18 metra, 0:2, ku e la të shtangur portierin Obllak.
Kosova në histori, futet në play-off dhe gjatë muajit mars të vitit 2026 do të kërkojë kualifikimin në Kampionatin Botëror.