Barcelona, pritja prej 909 ditësh mori fund, kthehet në shtëpi, ndaj Athletic Bilbao luhet në Camp Nou

Futboll

Barcelona, pritja prej 909 ditësh mori fund, kthehet në shtëpi, ndaj Athletic Bilbao luhet në Camp Nou

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Pas 909 ditësh Barcelona do të kthehet të luajë në shtëpinë e saj, në Camp Nou. Mori fund pritja e gjatë për shkak të rikontruksionit të gjatë për shkak të vonesave në punime, polemikave dhe problemeve që dukej se nuk kishin fund.

Bashkia e Barcelonës autorizoi klubin të hapë disa zona të impiantit ditën e shtunë kur blaugranat do të presin Athletic Bilbao, sfidë kjo ku të pranishëm në shkallët e impiantit do të jenë 45 401 spektatorë. Po kështu, Barcelona konfirmoi se është në kontakt me UEFA për t’u kthyer të luajë në Camp Nou edhe në Ligën e Kampioneve; objektivi është ndeshje me Eintrachtin e Frankfurtit e programuar për t’u luajtur në 9 dhjetor.

Të shtunën, do të jetë hera e parë për Hansi Flick që do të drejtojë skuadrën e tij në impiantin mitik dhe të rinovuar të Barcelonës.

Sigurisht ai dhe skuadra e tij kanë zbritur më parë në fushën e Camp Nout në 7 nëntor për të kryer një seancë stërvitore që u ndoq nga 23 mijë tifozë të pranishëm. Kështu pas 2 vitesh dhe 178 ditësh Barcelona kthehet në shtëpi…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat