Shqiptari shënon për Zvicrën U-17, kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Futboll

Shqiptari shënon për Zvicrën U-17, kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Nga: K.Goca Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 17:43
Adrian Llukes e Ethan Bruchez

Zvicra U-17 është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror në futboll.

Zviceranët e mposhtën me rezultat 3:1 Irlandën U-17, në ndeshjen që u luajt në Doha të Katarit.

Futbollisti shqiptar, Adrian Llukes, është autor i golit të parë në minutën e 57-të.

Për zviceranët shënuan Llukes (57'), Wyss (69') e Mijajlloviq (86') dhe për irlandezët Leonard (82').

Erblin Sadikaj e Adrian Llukes u paraqitën nga minuta e parë për Zvicrën.

Llukes është zëvendësuar në minutën e 89-të, ndërsa Miran Sinani u aktivizua në minutën e 90+5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat