Arbër Hoxha u drejtohet me një mesazh tifozëve pas golit me peshë

Futboll

Arbër Hoxha u drejtohet me një mesazh tifozëve pas golit me peshë

Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 11:44
Dinamo

Arbër Hoxha ishte njeriu i ndeshjes dje. Dinamo Zagreb barazoi 1:1 ndaj Hajduk Split, për këtë u nevojit ndihma e Hoxhës që shënoi në kohën shtesë.

Sulmuesi i Kombëtares është ylli i kampionatit kroat për këtë edicion.

Dje ka postuar një mesazh pas barazimit që u duk si fitore.

“Faleminderit për të gjithë suportin tuaj në derbin e sotëm”, ishte mesazhi i sulmuesit të Kombëtares. Hoxha është edhe lojtar i muajit që nga shtatori te Dinamo Zagreb.

Forma fantastike dhe golat e rëndësishëm kanë ndikuar, që të ketë rol të rëndësishëm. Anësori po kalon edicionin më të mirë në Kroaci dhe Dinamo Zagreb kryeson renditjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat