Vdes në moshë të re zyrtari i FC Prishtina

Futboll

Vdes në moshë të re zyrtari i FC Prishtina

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 21:45
Dren Ferataj

Klubi i futbollit Prishtina jep lajmin e hidhur.

Vdes papritur zyrtari i saj në moshë të re (25 vjeç), Dren Ferataj.

”Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Dren Ferataj, anëtar i çmuar i stafit tonë dhe IT i klubit.

Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin.

Me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm, ai la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë.

Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferataj, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

Qoftë i paharruar kujtimi i tij.

Varrimi do të bëhet nesër, në ora 14:00, me namazin e Ikindisë, në varrezat e Dragodanit. Le të prehet në paqe”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat