Baselit nuk i bën punë asistimi i Xherdan Shaqirit në përballje me skuadrën angleze

Futboll

Baselit nuk i bën punë asistimi i Xherdan Shaqirit në përballje me skuadrën angleze

Nga: K.G. Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Aston Villa nga Birminghamo doli triumfues në stadiumin "St. Jakob - Park" në Basel.

Aston VIlla shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj kampionit të Zvicrës, Baselit, në kuadër të xhiros së gjashtë të Europa League. 

Kapiteni Xherdan Shaqiri asistoi në golin e Baselit, por nuk mjafti për rezultat pozitiv.

Futbollisti Daniliuc shënoi në minutën e 34-të pas asistimit të Shaqirit.

Guessand (12') e Tielmans (53') realizuan për Aston Villën.

Albian Ajeti u aktivizua në lojë në minutën e 62-të në vend të Shaqirit.

Aston Villa është në vend të tretë me 15 pikë e Baseli në të 26-tin me 6 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat