Armand Duka merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Futboll

Armand Duka merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Më: 17 dhjetor 2025 Në ora: 13:50
Armand Duka

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s.

Kjo mbledhje inauguruese u zhvillua në Doha, ndërsa Presidenti Duka ishte i pranishëm online.

Gjatë seancës u bë prezantimi i anëtarëve të Komitetit dhe u diskutua mbi rolin dhe objektivat e këtij forumi të rëndësishëm të FIFA-s.

Presidenti Duka është anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s me një mandat katërvjeçar.

Ky Komitet ka për qëllim mbështetjen e federatave anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat