Slot pyetet për Salah: Faktet vlejnë më shumë se fjalët

Futboll

Slot pyetet për Salah: Faktet vlejnë më shumë se fjalët

Më: 19 dhjetor 2025 Në ora: 11:59
Mohamed Salah e Arne Slot

Arne Slot, trajneri i Liverpool-it, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Tottenham në Premier League.

Temë kryesore ishte Mohamed Salah, i cili ndodhet aktualisht në Marok me kombëtaren egjiptiane për Kupën e Afrikës:

“Javën e kaluar thashë se faktet vlejnë më shumë se fjalët. Kemi ecur përpara; Salah ishte në skuadër dhe ishte lojtari i parë që zëvendësoi. Tani ka Kupën e Afrikës dhe do të luajë një rol të rëndësishëm, prandaj është e drejtë që e gjithë vëmendja të jetë tek ai”.

Për gjendjen e skuadrës, trajneri konfirmoi se Gakpo po rikuperohet, edhe pse është ende i pamundur:

“Ka bërë një CT që dukej premtuese, kështu që nuk jemi më kaq të shqetësuar. Mund të rikthehet më shpejt se pritej, por jo këtë ndeshje”.

Gomez mungon ende: “Edhe Joe nuk është në skuadër.

Dominik Szoboszlai u stërvit për herë të parë të enjten; do të shohim se si ndihet”. Slot shtoi për momentin e skuadrës:

“Shpresoj që të shihet te rezultatet.

Po shoh përparim te lojtarët në formë fizike dhe performancë. Po bëjmë progres të dukshëm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat