Granit Xhaka me Sunderlandin frenojnë Manchester Cityn

Futboll

Granit Xhaka me Sunderlandin frenojnë Manchester Cityn

Nga: K.G. Më: 1 janar 2026 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Manchester City nuk ka marrë pikë të plota në konak të Sunderlandit.

Skuadra e Sunderlandit me kapitenin Granit Xhaka frenojnë (0:0) Manchester Cityn, në takimin e javës së 19-të të Premier League në futboll. 

Vendasit treguan shpirt të madh luftarak ndaj Cityt të trajnerit Pep Guardiola. 

City renditet në vend të dytë me 41 pikë, katër më pak se lideri Arsenali.

Sunderlandi zë vendin e shtatë me 29 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat