Mbrojtësi Repaj: Kur u fut Skuka kisha frikë...

Futboll

Mbrojtësi Repaj: Kur u fut Skuka kisha frikë...

Më: 15 janar 2026 Në ora: 16:09
Serjan Repaj

Vora ka fituar në shtëpi përballë Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës përfundoi 1-0 në favor të vendasve.

Pas këtij takimi ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, mbrojtësi Serjan Repaj.

“Besoj që po rritem gradualisht dhe do Zoti kemi vazhdimësi.

Për të shlyer gabimin do ishte mirë që të shënoja një gol, por ky trofe vlen shumë.

Besoj qe te ky ekip arma më e fortë është grupi dhe harmonia mes vetes. Ishalla do Zoti kemi vazhdimësi.

Toma apo Skuka, kur kishe më shumë vështirësi? Kur hyri Skuka kisha frikë thellësinë.

Lojtarët më të vështirë janë ata që janë të shpejtë, Toma ka cilësi të tjera, pasi e pret topin në vend, Skukën e kisha pak më kështu...”, tha Repaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat