Beshiktashi nderon Rashicën pas arritjes së 100 paraqitjeve me klubin

Futboll

Beshiktashi nderon Rashicën pas arritjes së 100 paraqitjeve me klubin

Më: 16 janar 2026 Në ora: 22:52
Milot Rashica në mes

Milot Rashica ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën e klubit turk Beshiktash.

Para ndeshjes së Kupës së Turqisë ndaj Keçiögrengucu, klubi i ka dhurar Rashicës një fanellë të veçantë me numrin 100 që simbolizon numrin e ndeshjeve me skuadrën bardhë e zi.

“U organizua një ceremoni për futbollistin tonë Milot Rashica i cili arriti shifrën e 100 ndeshjeve me fanellën tonë të lavdishme.

Rashicës fanellën për ndeshjen e 100-të ia dorëzuan legjendat tona Kadir Akbulut dhe Ulvi Güveneroğlu”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Rashica po luan sezonin e tretë me Beshiktashin ku ka arritur të shënojë 12 gola dhe të fitojë një Kupë dhe Superkupë të Turqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat